Dark Mode Light Mode

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore përmes një tubimi elektoral në Gjakovë.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka thënë se si koalicion bashkë me Alternativën e Listën Guxo “dinë dhe duan” ndryshimin.

“Me neve në Qeveri, partnerja kryesore tregtare është Shqipëria dhe orientimi ynë është evropian dhe euro – atlantik. Ne Kosovës ia shtojmë zhvillimin e ia heqim korrupsionin, ia heqim mjerimin e ia shtojmë prodhimin, ia shtojmë drejtësinë e ja heqim krimin dhe ja shtojmë barazinë e ja heqim varfërinë”, ka thënë Kurti.

Advertisement

Ai tutje ka thënë se si koalicion LVV, Alternativa dhe Guxo janë ballëhapur para qytetarëve me të arriturat e qeverisjes katërvjeçare, e që sipas tij e kanë rritur ekonominë, e kanë ngritur demokracinë, e kanë shpërndarë mirëqenien dhe kanë bërë të paprekshme sigurinë. Kurti tha se 110 kandidatët e listës së tyre janë njerëz të ndershëm e profesionistë, të guximshëm e punëtorë, sepse, sipas tij, pas 9 shkurtit e tillë duhet të jetë edhe qeveria.

Të pranishmëve iu adresuan edhe liderja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila dhe ajo e Guxo, Donika Gërvalla Schwarz.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × 3 =

Previous Post

PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër

Next Post

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Advertisement