Dark Mode Light Mode

Lushtaku: Nuk e uroj asnjëherë Albin Kurtin për fitoren, është e keqja më e madhe për Kosovën

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se nuk do ta urojë asnjëherë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Lushtaku u pyet nëse do ta uronte Kurtin për fitoren, ashtu siç bëri më herët gjatë ditës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. “Jo, absolut jo. Ai ia ka vjedhë votat edhe kandidatit të PDK-së në Mitrovicë”, deklaroi Lushtaku. Ai theksoi se qëndrimi i tij është personal dhe i ndryshëm nga ai i kryetarit të partisë. “Bedriu është kryetar i partisë, kurse unë e kam mendimin tim personal. Unë asnjëherë nuk ia uroj, as nuk ia uroj as nuk dëshiroj që Albin Kurti të jetë kryeministër i vendit”, u shpreh Lushtaku. Sipas tij, qeverisja e Albin Kurtit përbën dëm të madh për vendin. “Unë konsideroj që kjo është e keqja më e madhe e Republikës së Kosovës ndonjëherë”, tha ai.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen + twenty =

Previous Post

Ukë Rugova i treti, Janina Ymeri në top 10 – këta janë kandidatët më të votuar të LDK-së pas 9% të votave të numëruara

Next Post

Ukë Rugova në top tre kandidatët më të votuar të LDK-së

Advertisement