Dark Mode Light Mode

Lushtaku e uron Trumpin për fitore me foto të tij krah Thaçit e Veselit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, e ka uruar Donald Trumpin për fitore në garën për president të Amerikës.

Ai postoi një fotografi në Facebook ku Donald Trump shihet me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin disa vjet më parë.

“Urime Amerikës për një tjetër fitore të demokracisë dhe Presidentit Donald Trump për besimin e ri të popullit amerikan! Ky moment historik është një mundësi për të thelluar partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-ve, duke ndërtuar mbi miqësinë e fuqishme dhe përkushtimin për paqe e zhvillim. Të bashkuar për një të ardhme më të ndritur dhe për një botë më të drejtë”, ka shkruar Lushtaku.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen + fifteen =

Previous Post

Shefi i NATO’s uron Trump: Udhëheqësia e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën të fortë

Next Post

Hamza e uron Trumpin për fitoren: Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë tonë të përhershme

Advertisement