Dark Mode Light Mode

Luka Modric nën hetim, fshehu të ardhurat në Luksenburg

Luka Modric nën hetim, fshehu të ardhurat në Luksenburg.fb_img_1481114096943

 

Evazioni fiskal vijon të trondisë futbollin spanjoll. Sipas asaj që publikon e përditshmja “El Mundo”, Luka Modric ka kryer evazion fiskal duke transferuar në një kompani me seli në Luksemburg të ardhurat e përfituara nga të drejtat e imazhit të periudhës 2012-2014.

Advertisement

 

Gjithnjë sipas “El Mundo”, Modric e krijoi shoqërinë “Ivano SARL” në dhjetor të vitit 2012, 4 muaj pas transferimit të tij tek Reali i Madridit. Mësohet se Modric figuron si aksioneri i vetëm i kësaj kompanie, ndërsa bashkëshortja e tij, Ivana është në rolin e menaxheres. Por jo vetëm kaq, “El Mundo” bën të ditur se në këtë kompani, shfaqet edhe një shtetas belg në rolin e administratorit.

 

Shoqëria “Ivano SARL” u krijua me një kapital prej 3.6 milionë eurosh dhe në 2 vjet e shtoi pasurinë e saj deri në 6 milionë euro për të bërë më pas investime në disa aspekte.

 

“El Mundo” bën të ditur gjithashtu se organet tatimore spanjolle kanë nisur hetimet ndaj Modric që në 18 janar të këtij viti, proces që po vazhdon ende. Mësohet se futbollisti kroat nuk ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga marketingu, por ka konfirmuar ekzistencën e shoqërisë që zotëron në Luksemburg.

 

Sipas “El Mundo”, krijimi i kësaj shoqërie e ka lejuar Modric që të paguajë vetëm 1% të të ardhurave, ndërkohë që në Spanjë ai do të ishte i detyruar të paguante 30%, shifër kjo që do të shkonte në 51% sipas modifikimeve të bëra së fundmi në organet fiskale iberike.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + eight =

Previous Post

Firmino ka klauzolë largimi 96 milionëshe, por kjo nuk vlen për Arsenalin

Next Post

Luis Enrique pret “një perlë të vogël” në Champions

Advertisement