Dark Mode Light Mode

Luan Rama: Rama gjithçka brenda PS e konsideron të tijën

 Sekretari i Përgjithshëm në LSI, Luan Rama, ka folur për situatën në të cilën ndodhet Partia Socialiste (PS).

Sipas Luan Ramës, PS-ja është katandisur si mos më keq dhe për këtë ai bën fajtor Edi Ramën.

Sipas Luan Ramës, kreu i PS-së bën të kundërtën e asaj që thotë dhe ka dëmtuar keq PS-në. “PS, vlerë që s’duhet të ishte këtu ku ndodhet. Por deputetët e PS do të reagojnë ndaj Ramës. Pasi Rama i ka kthyer forumet partisë në memece. Edi Rama gjithçka brenda PS e konsideron të tijën”, ka deklaruar Luan Rama. Sipas tij kreu i PS-së, koncepton gjithçka me pushtetin.

Advertisement

“Sjellja e Ramës, dëmton kandidatët e PS-së”, tha Luan Rama. Duke iu referuar marrëdhënieve të PS=së dhe kreut të saj me kreun e LSI-së, Luan Rama tha se: “Edi Rama gaboi në sjelljen e tij me Ilir Metën. Pasi Rama me LSI kundër do të jetë në opozitë”, tha sekretari i LSI-së.

Ai nënvizoi se anëtarët e PS janë zgjedhur nga kryetari dhe në këtë parti nuk ka demokraci.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 − seven =

Previous Post

HALIMI i përgjigjet Markovicit: Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk duan më të jenë argat e as sharraxhinj të Beogradit

Next Post

Socialistët paralajmërojnë sërish ankesa

Advertisement