Dark Mode Light Mode

Low: Nuk e kemi frikë Italinë

Joachim Low, trajneri i Gjermanisë, është shprehur se Italia është me meritë në gjysmëfinalet e EURO 2012, por nuk e kanë aspak frikë përballjen me axurrët.

“Me Italinë do të jetë një ndeshje e luftuar dhe me nivel të lartë. Jemi të përgatitur për të arritur në finale edhe pse kundërshtarët janë shumë të fortë dhe kanë një lojtar si Pirlo. Është lojtari që i jep ritmin lojës dhe ne duhet të përpiqemi ta ndalojmë”, deklaroi tekniku gjerman në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Duke folur për precedentët negativë me Italinë, Low tha: “Nuk jam i shqetësuar sepse Italia nuk është më ajo me të cilën jemi përballur në vitet e kaluara. Kanë ndryshuar mentalitet në futboll. Për lojtarët e rinj nuk ka rëndësi historia, ata e dinë që mund ta ndryshojnë atë.”

Advertisement

Ndërsa Schweinsteiger bëri të ditur se do të jetë gati për gjysmëfinalen: “Kavilja nuk më jep më probleme dhe jam gati. Italinë nuk e kemi frikë siç ka thënë Pirlo. E respektojmë shumë dhe më ka habitur paraqitja e saj në këtë turne duke marrë parasysh skandalet e basteve që po kalon.”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 + two =

Previous Post

Gjermania, koha për të ndalur italianët

Next Post

Alban Bunjaku kalon te Sevilla

Advertisement