Dark Mode Light Mode

Llavdrovci shpall Arian Tahirin “yll në ardhje” në PDK: Trim që nuk i frikësohet kundërshtarëve politikë

Kreu i Drenasit mbështet Arian Tahirin, të dytin më të votuar në PDK pas Bedri Hamzës, dhe sfidon lidershipin aktual të partisë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar kandidatin për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, duke e cilësuar atë si një “yll në ardhje” dhe fitues real në nivel nacional. Deklarata e tij mund të interpretohet si një mesazh i drejtpërdrejtë politik brenda partisë.

Lladrovci është rikthyer në PDK për zgjedhjet nacionale, pasi ishte larguar nga partia kur kryesia nuk e kishte kandiduar për kryetar të Drenasit. Ai më pas e fitoi bindshëm garën lokale, duke dëshmuar fuqinë e tij elektorale në Drenas, që konsiderohet bastion dhe zemra tradicionale e PDK-së.

Advertisement

Në mbështetjen e tij publike për Arian Tahirin, Lladrovci theksoi se rezultatet flasin më shumë se fjalët.

“Fjalët vonojnë, pushka kërset. Rezultatet e deritashme flasin për yllin në ardhje në radhët e PDK-së, Arian Tahiri, trim i cili nuk i frikësohet kundërshtarëve politikë, di të luftojë për kauzat dhe ta sfidojë ortekun,” ka deklaruar ai.

Aktualisht, Arian Tahiri renditet i dyti për nga numri i votave brenda PDK-së në zgjedhjet nacionale, menjëherë pas kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, çka e forcon narrativën e Lladrovcit për peshën dhe të ardhmen politike të tij.

Mbështetja e hapur për Tahirin mund te shihet edhe si një “selam” ndaj grupit të kryesisë së PDK-së që më herët e kishte përjashtuar Lladrovcin nga gara për Drenasin dhe që konsiderohej si e ardhmja e partisë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × five =

Previous Post

Gati 30 mijë vota, Mustafa i PDK-së e siguron nje ulëse në Kuvend

Next Post

Sulmi në Ibër-Lepenc, Hoxha: Nga grupi që kreu sulmin janë zbuluar edhe dy raste të tjera të rënda

Advertisement