Dark Mode Light Mode

Lladrovci përgëzon Kosovën dhe Osmanin për pjesëmarrjen në “Bordin e Paqes”: Nderim për shtetësinë tonë

Kryetari i Drenasit thotë vlerëson që Kosova është ndër shtetet themeluese të nismës ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet, duke theksuar rëndësinë embështetjes së fortë amerikane.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar Kosovën dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu për pjesëmarrjen dhe nënshkrimin si shtet themelues në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes”, një nismë të presidentit anerikan që, sipas tij, synon forcimin e stabilitetit dhe paqes globale.

Përmes një reagimi publik, Lladrovci bëri të ditur se në Davos të Zvicrës, presidenti amerikan Donald Trump ka marrë nënshkrime nga 19 shtetet e para për krijimin e këtij bordi, ku pjesë është edhe Kosova.

Advertisement

Ai e cilësoi praninë e Kosovës në këtë mekanizëm si një nderim për pavarësinë e vendit dhe si dëshmi të progresit ndërkombëtar të shtetit.

“Prania e Kosovës në këtë bord dhe nënshkrimi i Presidentes Osmani-Sadriu si pjesë e shteteve themeluese, është nderim për pavarësinë tonë. Po dëshmohet edhe një herë se Kosova është storje suksesi”, ka deklaruar Lladrovci.

Sipas tij, përfshirja në “Bordin e Paqes” e vendos Kosovën në rolin e një kontribueseje për stabilitetin në rajone të konfliktit, përfshirë edhe Gazën, me synimin për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave globale.

Në fund, ai theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, duke e cilësuar atë si vendimtare për rrugëtimin ndërkombëtar të shtetit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − two =

Previous Post

Haziri lavdëron Osmanin për Bordin e Paqes, kritikon Kurtin: Ka kufizime serioze për nivele të tilla

Next Post

Çka thuhet në Kartën e Bordit të Paqes që e nënshkroi edhe Osmani në emër të Kosovës?

Advertisement