Dark Mode Light Mode
Njihuni me gratë më të bukura në të gjithë botën 
Lind një “Edogan” tjetër ne Zelandë (7.39.kg) por jo sa Erdogani i Preshevës me 7.8 kg.
Atentat apo aksident në ambasadorin serb ne Libi. Ai vdes nga plagët

Lind një “Edogan” tjetër ne Zelandë (7.39.kg) por jo sa Erdogani i Preshevës me 7.8 kg.

MELBURN (AA) – Në Zelandë të Re ka lindur një foshnje me peshë 7.39 kilogram dhe supozohet që ky është fëmija me peshën më të madhe i lindur në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ju përkujtojme se me 15 gusht të vitit 2016 agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” mori myzhde per nje foshnjë e ardhur në jetë gjatë ditës së sotme që peshon jo pak, por 7.8 kilogram është pagëzuar me emrin e Presidentit të Turqisë Rexhep Tayp Erdogan.”

Sipas Radios Zelanda e Re, nëna, identiteti i së cilës nuk u zbulua, është nga qyteti Lower Hutt, ndërsa lindja u bë në spitalin në Wellington dhe në jetë solli djalin me peshë 7.39 kilogram.

Advertisement

Më tej thuhet gjithashtu se nuk ka ndonjë informacion se në këtë vend më parë të ketë lindur ndonjë fëmijë me peshë më të madhe.

Lindja ishte cezariane dhe ka zgjatur më shumë se tre orë. Foshnja është e gjatë 57 centimetra dhe ka dyfishin e peshës normale. Nga spitali konfirmojnë se nëna dhe foshnja e saj janë mirë.

Foshnja me peshën më të madhe në Zelandën e Re është djali i dytë në familje, dhe siç mësuam, fëmija i parë peshonte 5.4 kilogram.

Babai i fëmijës, ka thënë se miqtë e tij tashmë kanë filluar të komentojnë se djali i tij është pasardhësi i Jonah Lomu, njërit nga lojtarët më të famshëm dhe më të mirë të ragbit në Zelandën e Re.

“Njerëzit mendojnë se djali im do të jetë pasardhësi i Jonah Lomu. Ne përsëri besojmë se ai do të bëhet një pianist”, thotë babai krenar.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − 2 =

Previous Post

Njihuni me gratë më të bukura në të gjithë botën 

Next Post

Atentat apo aksident në ambasadorin serb ne Libi. Ai vdes nga plagët

Advertisement