Dark Mode Light Mode
A do të ketë sërish protesta në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së, flet Gucati
Ligji për Kuotën Gjinore lë jashtë Kuvendit të Kosovës Bekim Haxhiun, Hajdar Beqën dhe Agim Çekun
Gjykata Kushtetuese i rrëzon 12 ligje të qeverisë Kurti

Ligji për Kuotën Gjinore lë jashtë Kuvendit të Kosovës Bekim Haxhiun, Hajdar Beqën dhe Agim Çekun

KQZ tashmë ka numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe së shpejti bëhet certifikimi i rezultateve.

Nga rezultatet e publikuara në ueb-faqe tashmë dihet se kush do të jetë pjesë e legjislaturës së re.

Ligji për Kuotën Gjinore i ka lënë jashtë disa figura të njohura.

Tek PDK, Bekim Haxhiu dhe Hajdar Beqa përkundër se ishin të 20-të dhe 21-tit me vota, nuk siguruan ulëse.

Advertisement

Vendin e tyre, sipas ligjit për Kuotën Gjinore e zunë Arian Musliu-Shoshi dhe Arbnore Salihu.

 

Në bazë të këtij ligji, edhe tek AAK mbeti pa ulëse Agim Çeku.

Ai ishte i 5-ti me më së shumti vota në këtë parti, por vendin e tij, sipas ligjit, e zuri Albana Bytyqi.

Tek VV dhe LDK, nuk e humbi askush ulësen shkaku i ligjit.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − thirteen =

Previous Post

A do të ketë sërish protesta në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së, flet Gucati

Next Post

Gjykata Kushtetuese i rrëzon 12 ligje të qeverisë Kurti

Advertisement