Dark Mode Light Mode

Liburn Aliu thotë se është “vendim i imi” kur pyetet pse nuk është në listën e VV-së

Para pak momentesh është përuruar rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc – hyrja e Vushtrrisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur një projekt të rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe ekonominë e vendit.

Kurti ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit Liburn Aliu. Ky i fundit u pyet nga gazetarët se pse nuk është në listën e deputetëve të  Vetëvendosjes për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Advertisement

Ai ka dhënë një përgjigje të shkurtë për këtë pyetje.

Aa thënë se vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje e ka marrë shumë kohë më parë.

“Vendim i imi ka qenë, nuk është se është marr tash së voni. Njëjtë siç ka qenë vendim i imi për të mos qenë pjesë e kryesie në tetorin e vitit 2022”, tha ai para mediave.

Liburn Aliu sivjet nuk ndodhet në listën e VV-së si kandidat për deputet, ndonëse është një nga firgurat qendrore të kësaj partie.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × four =

Previous Post

Memli Krasniqi tregon pse Bedri Hamza është njeriu i duhur për kryeministër të Kosovës

Next Post

Rama zëshëm i kërkon Kosovës zbatim të njëanshëm të obligimeve të dialogut: S’është leksion, por një opinion vëllazëror

Advertisement