Dark Mode Light Mode

Liburn ALIU: Shqiptarët e Luginës kanë të drejtë t’i bashkohen Kosovës

Ndërsa, Liburn Aliu nga “Vetëvendosje” tha se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë t’i bashkohen Kosovës, sepse shqiptarët që jetojnë në ato treva janë autokton dhe kanë lidhje territoriale me Kosovën.

 

”Por, të thuash se tre komunat do t’i bashkohen Kosovës përmes negociatave me Serbinë

Advertisement

dhe kjo të ndodhë në tërheqje e sipër të institucioneve të Kosovës nga veriu, është ose naivitet ose deklaratë qëllimkeqe e cila relakson shqiptarët para negociatave të reja”, tha Aliu.

Pa politikë të guximshme të Prishtinës dhe Tiranës drejt shtrirjes së sovranitetit në Kosovë dhe përpjekjeve për realizim të të drejtave të shqiptarëve nën Serbi, sipas Aliut, nuk do të ketë gjasa për zgjidhje të drejtë të problemit.

“Rruga e vetme është ngritja e zërit në vazhdimësi dhe me intensitet për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, sepse koncesionet po bëhen paralelisht me shtypjen e tyre”, u shpreh Aliu./Zëri

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + 7 =

Previous Post

BLIC…LAJME PËR LUGINËN E PRESHEVËS DHE PËRRETH SAJ…

Next Post

Thaci s'mud t’i rrinë gjithë mbrapa Jahjagës është kah mendohet ta shkarkoj

Advertisement