Dark Mode Light Mode

Librat e rinj, “Seksi i shpërfillur”, Oriana Fallaci

Oriana Fallaci

“Seksi i shpërfillur”

Përktheu: Drita Siliqi

Advertisement

Botoi: “Max”


E nisur në një udhëtim nëpër botë, me synimin e veçantë Lindjen, gazetarja italiane Oriana Fallaci përshkon Pakistanin, Indinë, Malajzinë, Hong-Kongun, Japoninë, Havain, etj. Ajo zbulon si jetojnë në të vërtetë gratë e rruzullit tokësor, sidomos ato të Lindjes, shkruan SHQIP. Përshkrimet ekzotike ndërthuren me drama të mëdha të jetës së seksit të shpërfillur. Ajo takon gra të mbuluara me perçe, matriarkat, geisha, konkubina, gra të pushtetshme, gra të varfra me fëmijët në kurriz që ecin me këmbë të fashuara e fytyrë të mbuluar. “I kisha rënë rrotull Hënës, si Kaini dhe isha kthyer në po atë pikë që isha nisur. E në atë rrotullim, isha shoqëruar nga marshi i gruas, e rrethuar nga marrëzitë dhe trishtimi i zymtë”, shkruan gazetarja.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − 9 =

Previous Post

NËSE DHIA RREN, BRIRËT NUK RREJNË!

Next Post

Qeveria serbe heq dorë nga fusnota në tabelën e Kosovës

Advertisement