Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka dëbatuar ashpër mbrëmë me analistin politik, Astrit Gashi, pasi ky i fundit i quajti humbës arrogant, menjëherë pasi Lushtaku përfundoi një pjesë të fjalimit të saj pas humbjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Po m’vjen keq që nga LDK-ja po e dëgjoj arrogancën e humbesit. Është shumë e rrallë me qenë edhe humbës edhe arrogant. E kemi parë VV-në që ka pas arrogancë të fituesit, por te LDK po e dëgjoj arrogancën e humbësit. Pse e quaj arrogancë të humbësit? Sepse e dëgjova fjalimin e pjesës së parë dhe e pashë që e gjithë bota i kanë faj, vetëm LDK-ja s’ka bë asnjë gabim.

Pra, LDK e ka pas programin ma të mirë, e ka pas listën më të mirë, i ka pas gjitha të mirat, por ka humb. Kështu po thonë. Kjo është arroganca e humbësit. Unë kam shpresu që partitë opozitare kanë më u kthy me një platformë, me një ide, por jo me një arrogancë ku dalin e thonë ‘kurrgjë s’ka ndodh, tanë kanë faj. Jam i shokuar”, tha Gashi.

Me këtë rast i ndërhye deputetja Kushtaku, duke e pytetur; Pse, a se kishim listën më të mirë? A nuk e kemi pas programin më të mirë? Nuk e di ku e shikove arrogancën, kur unë konstatova atë që ju e keni konstatu në çdo studio para rezultatit.

Teksa, Gashi i ndërhynte vazhdimisht, në një moment Lushtaku iu kthye; Hej, a bon me më lonë tash me fol? O ti Ermal, a doni me më ngu mu?

 

SHPËRNDAJE