Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të përditësoi të dhënat e fundit nga rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Në bazë të këtyre të dhënave bëhet e ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë përsëri një mandat, duke e çuar kështu, në 15 deputet grupin e tyre parlamentare.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës, ka rënë nga 23 në 22 deputet, duke humbur kështu një mandat.
Deputeti që hyn në parlament nga rezultatet e tanishme është Fadil Haderxhonaj i LDK’së, gjersa deputeti nga PDK që e humb ulësen në kuvend është Bekim Haxhiu.












