Dark Mode Light Mode

LAJMI I FUNDIT – Liman Zeqiri i LDK-së del publikisht në mbështetje të Shpejtim Bulliqit

Podujevë, 8 shtator 2025 – Një zhvillim i papritur ka tronditur skenën politike në Podujevë. Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Liman Zeqiri, ka shpallur hapur mbështetjen e tij për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Shpejtim Bulliqi, në garën për kryetar të komunës.

Ky hap i Zeqirit shihet si një lëvizje e rëndësishme në prag të zgjedhjeve lokale, duke marrë parasysh peshën e tij politike në Podujevë dhe lidhjet që ai ka ruajtur me strukturat e LDK-së ndër vite.

Mbështetja e tij për kryetarin aktual të Podujevës, i cili garon për një mandat të ri nën siglën e LVV-së, pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në elektorat.

Advertisement

Ndërkohë, mbetet të shihet reagimi zyrtar i degës së LDK-së në Podujevë lidhur me këtë vendim të befasishëm të njërit prej figurave të saj të njohura.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + twelve =

Previous Post

Pa gjak, pa energji – një Kosovë që zhgënjeu në Basel

Next Post

Dyshime për varrezë masive pranë Novi Pazarit, sot nisin inspektimet në terren

Advertisement