Dark Mode Light Mode

Lajmi i fundit : Digjet makineria e angazhuar për rrënimin e objekteve pa leje, reagon ashpër kryetari Peci

Persona të paidentifikuar kanë djegur një nga bagerët e njërës prej kompanive të kontraktuara për rrënimin e objekteve pa leje në Mitrovicë.

Ndaj këtij akti ka reaguar kryetari i komunës, Faton Peci, i cili e dënoi dhe tha se akte të tilla nuk do ta zmbrapsin në angazhimin e tij për të vendosur rend në qytet.

Peci u bëri thirrje organeve përkatëse ta zbardhin rastin sa më shpejtë.

Advertisement

Postimi:

Nuk po rrënon bageri, po rrenon kryetari Faton Peci
Te dashur qytetarë,

Mbrëmë gjatë orëve të vona të natës, kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje i është djegur një mekanizëm/bager.

E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar. Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike.

Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale e kërcënuese mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit e parregullësisë nuk do të ndalet. Në anën tjetër, organeve të rendit ju bëj thirrje të intesifikojnë veprimet e tyre për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

E për të gjithë ata me këtë logjikë dua t’i siguroj se paqe me krimin nuk do të ketë asnjëherë, askund në Mitrovicë, as në jug as në veri.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =

Previous Post

Zhduket një person në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

Next Post

E rreh bashkëshorten në Prishtinë dhe e kërcënon: “Kam me të vra”, i dyshuari ndalet 48 orë

Advertisement