Dark Mode Light Mode

Lajçi: Me fitoren tonë, popullit të Kosovës do t’i rritet fuqia blerëse  

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Driton Lajçi, është takuar me qytetarët e Pejës, ku ka folur për programin ekonomik të PDK-së.

Ai ka thënë se me programin e PDK-së, do të rritet zhvillimi ekonomik i vendit dhe fuqia e blerëse e konsumit.

97-shi i PDK-së, Driton Lajçi, bëri krahasimin e para 3-4 viteve të fuqisë blerëse dhe ka shtuar se në mungesë të strategjisë zhvillimore deri më tani, vendi është varfëruar.

Advertisement

 

Plani i Partisë Demokratike të Kosovës kryesisht është i orientuar ka zhvillimi ekonomik. Ju e dini se ne nuk kemi nevoje për statistika, për numra, për fjale etj. Vetëm duhet mu bazu të fuqia blerëse e jona, si kemi qenë ne para 3-4 vitesh dhe si jemi sot. Sa gjera kemi mund t’i blejmë në supermarket para 3-4 vjete dhe çka blejmë sot. Fuqia jonë blerëse është reduktuar në minimum. Jemi varfëruar me fjalë të tjera. Pse?, sepse nuk ka një strategji të zhvillimit ekonomik”, ka thënë pos tjerash Lajçi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 1 =

Previous Post

Duda Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve

Next Post

Koalicioni për Familjen organizon performancë artistike në Prishtinë

Advertisement