Dark Mode Light Mode

Ky është zyrtari i parë evropian që konfirmon kandidaturën për tu bërë shef i ri i NATO-s

Presidenti i Rumanisë ka njoftuar se do të kandidojë për lidershipin e NATO-s.

Klaus Iohannis tha se aleanca duhet të “ripërtërijë pikëpamjen rreth misionit të saj” dhe Evropa Lindore kishte “një kontribut të çmuar në vendimet e NATO-s”.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Franca dhe Gjermania kanë mbështetur kryeministrin në largim holandez, Mark Rutte për t’u bërë shefi i parë i ri në një dekadë.

Advertisement

Kujtojmë se mediat kishin raportuar se kandidate ishte edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, shkruan Sky News.

Jens Stoltenberg do të largohet nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në muajin tetor, pasi ka udhëhequr reagimin ndaj luftës që nga fillimi i saj.

Udhëheqësit e NATO-s emërohen me konsensus unanim midis 32 anëtarëve të saj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five + three =

Previous Post

OVL-UÇK shpall zgjedhjet, tre ish-luftëtarë në garë për kryetar

Next Post

Escobar: Vizita ime në Prishtinë për efektet dhe zgjidhjen e mundshme të vendimit të pakoordinuar për dinarin

Advertisement