Dark Mode Light Mode

Ky është personi që u gjet i mbuluar në gjak në Sllatinë – dyshohet se u ther me mjet të mprehtë

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së premtes në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një person është gjetur i mbuluar në gjak dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Burime të besueshme bëjnë me dije se rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informacion se në rrugën e Pejës, afër Villa Motel “Pisha”, dyshohej për një person pa shenja jete.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se viktima kishte shenja jete, por ishte i gjakosur rëndë. Aty ka ndërhyrë edhe ekipi i QKMF-së, i cili i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas e ka transportuar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Advertisement

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, viktima dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime në pjesën e fytit dhe kokës, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë dhe pa vetëdije.

Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se nga pamjet e kamerave të sigurisë, dyshohet se viktima kishte shkuar në lokacion me veturën e tij, së bashku me një person të panjohur, identiteti i të cilit ende nuk dihet dhe që ndodhet në arrati. Në momentin kur Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, vetura nuk ka qenë më aty.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, forenzika, NJHP dhe Prokurori kujdestar, ndërsa rasti fillimisht ishte iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, por më pas, pas konsultimeve me Prokurorinë, është rikualifikuar si “Vrasje në tentativë”.

Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 12 =

Previous Post

Një i plagosur rëndë te “Villa Motel Pisha” në Sllatinë – dyshohet tentimvrasje, i dyshuari në arrati

Next Post

“Para policisë, komisionerja e PDK-së e pranoi se është manipuluar nga politikanët përmes presionit”

Advertisement