Dark Mode Light Mode

Ky është mjeku nga Vushtrria që iu ngrit aktakuzë për raporte të rreme mjekësore

Është ngritur aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria, Avdullah Vojvoda i cili po dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore të rrejshme, për të cilat ka marrë para nga 5 deri në 50 euro.

Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Sipas aktakuzës, Vojvoda si specialist i mjekësisë familjare ka lëshuar raporte mjekësore sipas kërkesës së pacientëve duke e ditur se personat në fjalë – pacientët nuk vuajnë nga sëmundje të tilla.

Advertisement

“I pandehuri akuzohet se nga data 20.07.2025 deri me datë 28.10.2025 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, me dashje në cilësinë e personit zyrtar si specialist i mjekësisë familjare, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore për vete në atë mënyrë që ka lëshuar raporte mjekësore sipas kërkesës së pacientëve duke e ditur se personat në fjalë – pacientët nuk vuajnë nga sëmundje të tilla, duke i pyetur se çfarë diagnoze t’ua shënojnë me qëllim që të njëjtit këto raporte mjekësore t’i përdorin për hapjen e pushimeve mjekësore në kundërshtim me Ligjin Nr.03/L-212 e Punës, po ashtu ka përshkruar barna pacientëve sipas rekomandimeve të agjentëve farmaceutik, ku pas lëshimit të raporteve mjekësore ka pranuar dobi pasurore – para nga pesë (5) deri në pesëdhjetë (50) euro.”

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtor për veprën penale që i vihet në barrë me këtë aktakuzë dhe të njëjtit t’i shqiptojë sanksion penal të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 1 =

Previous Post

A do të pranohet dorëheqja e Abdixhikut? Jehona Lushaku-Sadriu zbulon hapat e radhës në LDK

Next Post

KQZ merr vendim që të rinumërohen votat në këto komuna

Advertisement