Dark Mode Light Mode

Ky është identiteti i të dyshuarit që i mori jetën nënës së tij në Restelicë të Dragashit

Gazeta mëson identitetin e personit që dyshohet se ia ka marrë jetën nënës së tij në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, në një ngjarje të rëndë që ka tronditur banorët e zonës.

Sipas informatave, rasti është raportuar sot, më 21 janar 2026, rreth orës 01:06, kur Policia është njoftuar se brenda një shtëpie kishte ndodhur një ngjarje e rëndë, ku viktima me inicialet T.B dyshohet se është vrarë.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari në këtë rast është Ferzidin Boza, rreth 30-vjeçar, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes nga njësitet policore.

Advertisement

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës nga QKMF-Dragash, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës T.B., rreth 60-vjeçare.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit, forenzika, Hetimet Rajonale – Prizren si dhe Prokurori për Krime të Rënda.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet dhe hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + ten =

Previous Post

Një shtëpi shkrumbohet nga zjarri në Malishevë, humb jetën një 53-vjeçare

Next Post

E rëndë | Kjo është viktima që u privua nga jeta nga djali i saj në Restelicë të Dragashit

Advertisement