Dark Mode Light Mode

Kurti: Vendimmarrja e LDK’së nuk është në Prishtinë – është në Prapashticë dhe Bradash

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar përsëri deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë që ai drejton.

Ai ka sulmuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe nënkryetarin e LDK’së, Agim Veliu, të cilin Kurti e shkarkoi ditë më parë nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme. Ishte pikërisht shkarkimi i Veliut që nxiti LDK’në të paraqiste mocionin kundër Qeverisë Kurti.

“E falënderoj Anton Qunin që shtriu dorën e dialogut… Por, e preu shpata e gjatë nga Bradashi”, është shprehur Kurti, duke iu referuar Veliut, teksa ka përmendur fshatin e Podujevës ku ai është lindur.

Advertisement

“Vendimmarrja e LDK’së nuk është në Prishtinë. Është në Prapashticë, është në Bradash”, ka thënë Kurti, teksa ka përmendur edhe vendlindjen e Isa Mustafës.

“Nuk është në këtë sallë, nuk është këtu”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − 1 =

Previous Post

Osmani: S’e tradhtova LDK’në, nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN’in në qeveri

Next Post

Abrashi: Kurti s’ka kapacitet të jetë lider në marrëdhëniet ndërkombëtare

Advertisement