Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar sot qytetarët nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, me rastin e Krishtlindjes që kremtohet sipas kalendarit julian.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti uroi që kjo ditë të sjellë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet e tyre, duke theksuar rëndësinë e harmonisë, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Ai bëri thirrje që vlerat e solidaritetit dhe punës për mirëqenie të përbashkët të jenë udhërrëfyes për shoqërinë.

Postimi i plotë:

Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar. Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja.

Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin. Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie. Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim.

SHPËRNDAJE