Dark Mode Light Mode

Kurti thotë se ushtria serbe po zhvillon ushtrime vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ushtria serbe vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës është duke zhvilluar ushtrimet kryesore ushtarake të saj.

Sipas tij, ushtarët serbë po zhvillojnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë.

Ai ka theksuar se këto ushtrime janë duke u zhvilluar vetëm 3 kilometra larg kufirit me Malin e Zi dhe se me këto sjellje Serbia po tregon që është aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Advertisement

“30 kilometra larg kufirit të Kosovës në Pashter të Sanxhakut është duke u zhvilluar, dita mbase kryesore e ushtrimit të tyre ushtarak të quajtur ‘Vihor 2024’, ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 km larg kufirit të Kosovës është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi. Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori, aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë të cilën nuk e njeh por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë. Ushtrimi që po e bëhet në Pashter të Sanxhakut, pra paraqet kërcënim, ndërkaq në anë tjetër, paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak”, ka thënë ai, raporton EO.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 5 =

Previous Post

Kurti bisedon me nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, Zyra e Kryeministrit jep detaje

Next Post

Çitaku: Thaçi do të mbahet mend si kryeministër i pavarësisë, Kurti si i autonomisë për serbët e veriut

Advertisement