Dark Mode Light Mode

Kurti lejoi Porfirijen të futej në territor me lutje të Rashiqit, patriarku më pas takonte Putinin dhe bënte deklarata të rrezikshme për Kosovën

Ngatërrimi i dy ngjarjeve “të afërta” në periudhë kohore, atë të dhënies në pronësi të 24 hektarëve Manastirit të Deçanit dhe lejimit të patriarkut Porfirije që të futej në Kosovë, sjellin në pah një tjetër situatë. Patriarku Porfirije pasi ishte lejuar të futej në Kosovë kishte takuar presidentin rus, Vladimir Putin, duke bërë deklarata që cënojnë sovranitetin e vendit.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një linjë me qeverinë, deklaroi për Gazetën Insajderi se ka ngatërruar këtë ngjarje me atë të pranimit të kërkesës për vizitë të Patriarkut Porfirije, të Kishës Ortodokse serbe, në Kosovë përgjatë periudhës së Krishtlindjeve Ortodokse.

Dje e pashë një konfuzion që është krijuar sa i përket deklaratës sime dhe fjalët e sakta që kam përdorur në atë moment dhe, me keqardhje po them se është një ngatërrim i fjalëve për një rast që ka ndodhur me patriarkun atëherë të Kishës Ortodokse serbe, që ka pasur një vizitë, kjo ka ndodhur para tri vitesh. Ashtu që, pasi që ka ndodhur në të njëjtën periudhë kohore, unë vetë e kam ngatërruar“, deklaroi Rashiq.

Advertisement

Patriarkut Porfirije iu ishte lejuar më 2023-ën hyrja në Kosovë, si dhe më 2025-ën. Megjithatë, një takim i tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kishte alarmuar krerët e shtetit.

Më 22 prill të vitit që shkoi, Porfirije u takua me Putinin në Moskë, foli për Kosovën, Republikën Sërpska dhe Malin e Zi, duke thënë se qëndrimi i Serbisë varet nga qëndrimi i Rusisë.

“Qëndrimi ynë për Kosovën, Republikën Serbe dhe Malin e Zi, e konsideroj dhe e ndiej se varet edhe nga qëndrimi i Federatës Ruse në nivel global. Dëshira ime, dhe e shumicës në Kishën tonë, është që në të ardhmen, nëse ndodh një rigrupim i ri gjeopolitik, të jemi pranë atij rrethimi rus, në botën ruse”, i kishte thënë Porfirije Putinit.

Për këtë ngjarje kishte reaguar Kurti, i cili cilësoi takimin e zhvilluar në Kremlin si “shqetësues”.

“Patriarku [Porfirije] bëri thirrje për një rreshtim më të gjerë gjeopolitik nën udhëheqjen ruse, duke përsëritur se ‘varka e vogël serbe, duke lundruar në një det të trazuar, duhet të jetë gjithmonë e lidhur pas anijes së madhe ruse’. Ai po ashtu sugjeroi se qëndrimi i Serbisë ndaj fqinjëve të saj – Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi – varet nga pozita globale e Rusisë”, kishte shkruar Kurti në rrjetin social X.

Lidhur me deklaratat e patriarkut serb kishte reaguar edhe ish-ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila tha se ato cenojnë sovranitetin e Kosovës dhe nxisin përçarje në gjithë rajonin.

“Fjalët e Porfirijes nuk janë fjalë pa peshë – ato përçojnë një vizion për të kaluarën, jo për të ardhmen. E ardhmja e rajonit nuk ndërtohet mbi nostalgjinë për dominim e konflikt, por mbi respektin dhe bashkëjetesën”, shkroi Gërvalla në ‘Facebook’.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − 17 =

Previous Post

Kurti s’dëshiron të deklarohet për fjalët e Rashiqit: Ka folur zëdhënësi, e ka sqaruar edhe ministri

Next Post

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikëkalimit kufitar me Serbinë në Jarinjë, kjo është arsyeja

Advertisement