Dark Mode Light Mode

Kurti jep arsyen e parë pse Çeku nuk e fitoi Prishtinën që në raundin e parë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në kryeqytet, ku kandidati i VV-së, Hajrulla Çeku, shkoi në balotazh me Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurti ka dhënë një arsye fillestare që, sipas tij, mund ta ketë “penalizuar” Çekun në garën për Prishtinën.

“Ajo që mund të ketë ndikuar është fakti që me partnerët tanë, partitë Guxo dhe Alternativa për kryeqytetin, kemi garuar ndaras, dhe ka mundësi që ky garim ndaras të ketë pasur një çmim të caktuar. Kjo është një përshtypje fillestare e imja, e cila nuk duhet të merret si konkluzion i analizave që do të bëhen sot e nesër nga Lëvizja Vetëvendosje.”, tha Kurti para gazetarëve.

Advertisement

Vetëvendosje ka shkuar në të paktën 12 komuna në balotazh, ndërkohë që ka fituar në 3 komuna që në raundin e parë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × three =

Previous Post

A do të bashkëpunojë VV me ndonjë parti në balotazh? – Ja çka tha Kurti

Next Post

Abdixhiku del me rezultate: Imriu, Iliri e Ruzhdiu festojnë me raund të parë, 9 komuna në balotazh

Advertisement