Dark Mode Light Mode

Kurti flet për Bordin e Paqes, nuk e përmend nënshkrimin e Osmanit me Trump: Kemi gatishmëri ta çojmë FSK’në në Gaza

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për herë të parë foli për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, që udhëhiqet nga SHBA-ja.

Duke mos përmendur nënshkrimin e presidentes Vjosa Osmani në Kartën e Bordit të Paqes që u bë në një ceremoni të udhëhequr nga presidenti Donald Trump, Kurti tha se dëshiron që FSK të ketë një rol në Gaza.

“Kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gaza dhe aty unë e di që Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga Bashkim Jashari. Kemi shprehur gatishmërinë tonë që të marrim pjesë këtu ku FSK është e mirënjohur për kërkim-shpëtim dhe deminim dhe jo vetëm. Ne kemi qenë të interesuar që të marrim pjesë në organet vendimmarrëse politike për këtë forcë. Procesi do të ecë më tutje”.

Advertisement

Këto komente Kurti i bëri pasi u pyet nga gazetarët pas një takimi që pati me Odën e Mjekëve.

Kurti tha se ende s’e ka mandatin e plotë si kryeministër, por shtoi se dëshiron që Kosova të kontribuojë për vendosjen e paqes në vendet e botës që kanë nevojë.

“Unë jam kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin tim të tretë. Kudo që ka nevojë për paqe në botë, ne dëshirojmë që të kontribuojmë sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë përmes forcave ndërkombëtare, andaj tash duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet tona edhe në paqe në vende të ndryshme në botë”.

Ai përmendi edhe 500 mijë eurot e dërguara në Gaza dhe tha se këtë do ta vazhdojnë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 2 =

Previous Post

Arrestohet e dyshuara në arrati, e përfshirë në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (EMRI)

Next Post

Skandali seksual në Malin e Zi, flet zyrtarja pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

Advertisement