Dark Mode Light Mode

Kurti: Escobarit e Hovenierit u thashë se pres që KFOR-i të ma dërgojë konkluzionin për rastin, mirëpo asnjë informacion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mbrëmë ka biseduar në telefon me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me ambasadorin amerikan në Prishtinë. Jeffrey Hovenier.

Kurti tha se atyre u ka thënë se pret që KFOR-i që para mbledhjes së Këshillit të Sigrusisë që u mbajt sot, t’i dërgojë atij informacion, konkluzion për rastin e kidnapimit të tre policëve të Kosovës të mërkurën.

“Unë mbrëmë ka pasur bisedë telefonike me të dy, edhe me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar, edhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me të cilët kemi diskutuar situatën e sigurisë dhe unë u kam thënë se pres që KFOR-i të më sjellë informacion mua në formë të vlerësimit, konkluzionit, para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt sot në ora 7 të mëngjesit”, tha Kurti. “Mirëpo, asnjë informacion”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − eleven =

Previous Post

Kurti përmend Thaçin: Shkaku i zotimit të njëanshëm të tij, ne s’kemi ushtri të Kosovës në veri

Next Post

Kurti përmend Thaçin: Shkaku i zotimit të njëanshëm të tij, ne s’kemi ushtri të Kosovës në veri

Advertisement