Dark Mode Light Mode

Kurthet për minj dhe topat e ping pongut japin mesazhin e fuqishëm: “Distanca sociale funksionon”

Departamenti i Shëndetësisë në Ohio të Shteteve të Bashkuara, e ka shpërndarë një mesazh për publikun, ku tregon funksionin e fuqishëm që e ka distancimi social.
Agjencia e shpërndau një video që demonstron reaksionin zinxhir, duke përdorur topat e ping pongut dhe kurthet për minj, që të tregojë më së miri këtë efekt, pasi njerëzve në mbarë botën po u kërkohet të praktikojnë distancën sociale, në përpjekje për të luftuar përhapjen e pandemisë

Bazuar në pamjet e shpërndara, shihet se si aktivizohen nga një top i vetëm të gjitha kurthet që janë së bashku, derisa kur qëndrojnë në largësi nuk preket asnjë prej tyre.
Mesazhi i fuqishëm në kohën kur po kërkohet që të “rrafshohet lakorja”, ndërsa 1,710,324 njerëz raportohet se janë infektuar, derisa 103,512 kanë vdekur nga coronavirusi. 

Advertisement
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 5 =

Previous Post

Mediat turke shkruajnë se Aras Bulut Iyenmli do të bashkohet në “La Casa de Papel” në sezonin e ri<br><br>

Next Post

Nga një krizë virusi në një krizë ekonomike<br><br>

Advertisement