Dark Mode Light Mode
Rashiq: Jam i gatshëm të jem nënkryetar i Kuvendit
“Kur e kanë vizitu një nëndegë?”: Çka tha Shqipe Pantina për LDK-në, që e nervozoi Sokol Havollin?
Bylbyl Sokoli s’bëhet deputet

“Kur e kanë vizitu një nëndegë?”: Çka tha Shqipe Pantina për LDK-në, që e nervozoi Sokol Havollin?

Sokol Havolli, zyrtar i LDK-së, është nervozuar me një qëndrim të Shqipe Pantinës, po ashtu anëtare e LDK-së.

Havolli shkroi në Facebook-un e tij se Pantina sapo ia dha një goditje LDK-së.

“Çka të duhen kundërshtarë politik kur disa janë brenda? Shqipe Pantina pas çdo dështimi politik personal dhe përfaqësimit të munguar, sonte ia dha edhe një goditje LDK-së. A je mirë? Apo kaq të ka mjaftu? Pfff…” – shkroi Havolli.

Advertisement

Por çfarë tha Pantina?

Pantina ishte kritike ndaj LDK-së për mos punë në terren.

“Pse ekziston një parti politike? A ekziston veç me i bo opozitë një partie që është në pushtet apo ekziston për shkak se ti përfaqëson diçka, i përfaqëson disa vlera, i përfaqëson disa parime. Këtu ka qenë huqja edhe e LDK-së, sepse u fokusuan shumë me i bo opozitë Kurtit, duke harruar vlerat që ata i përfaqësojnë. Në rregull është, opozitën duhesh ta bësh. Për një qytetar, një votues që nuk i përket asnjë subjekti politik dhe po pajtohet që Kurti nuk po qeverisë mirë, ai do me pa se çka i ofron t’i ndryshe, cila është alternativa? Kritika që unë e kam për subjektin tim, jashtë fushatës, kur është hera e fundit që kryetari, nënkryetarët, kryesia e kanë vizitu një nëndegë?”, ka theksuar Pantina.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

six − 3 =

Previous Post

Rashiq: Jam i gatshëm të jem nënkryetar i Kuvendit

Next Post

Bylbyl Sokoli s’bëhet deputet

Advertisement