Dark Mode Light Mode
Reporterët Pa Kufij dënojnë sulmet ndaj mediave në Kosovë
Kuçi kërkon hetime për avarinë në objektin e Pallatit të Drejtësisë

Kuçi kërkon hetime për avarinë në objektin e Pallatit të Drejtësisë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka vizituar vendin ku është duke u ndërtuar Pallati i Drejtësisë, me ç’rast ka shprehur keqardhjen për avarinë që ka ndodhur.

Ai, me këtë rast, ka falënderuar zjarrfikësit për punën që kanë bërë në ndaljen e zjarrit, ndërsa nga organet përgjegjëse ka kërkuar të bëhen hetimet e nevojshme për të zbuluar shkakun e shpërthimit të zjarrit.
Po ashtu, Ministri Kuçi ka thënë se punimet në Pallatin e Drejtësisë duhet të përfundojnë në afatet e parapara dhe me cilësi, ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal nga punëkryersi, por edhe nga mbikëqyrësit, Komisioni Evropian dhe Ministria e Administratës Publike, bëhet e ditur nga Ministria e drejtësisë.
Ndërtesa ku është duke u ndërtuar Pallati i Drejtësisë, ishte kapluar nga flakët, ndërkaq, shkaqet e zjarrit në këtë ndërtesë të papërfunduar, ende nuk dihen.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − ten =

Previous Post

Reporterët Pa Kufij dënojnë sulmet ndaj mediave në Kosovë

Next Post

Advertisement