Dark Mode Light Mode
Vdes këngëtari Shpat Kasapi
Kryetari i Tetovës pas vdekjes së Shpat Kasapit: Qyteti humbi birin e tij dhe një artist të madh
Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Kryetari i Tetovës pas vdekjes së Shpat Kasapit: Qyteti humbi birin e tij dhe një artist të madh

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e papritur të këngëtarit nga ky qytet, Shpat Kasapit.

Përmes një postimi në facebook, Kasami tha se Tetova humbi birin e saj dhe një artist të madh.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ikjen nga kjo botë të këngëtarit tetovar Shpat Kasapi. Tetova humbi birin e saj dhe një artist të madh, i cili ndër vite ka qëndruar në majat e suksesit! Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë qytetarëve të tetovës për këtë humbje kaq të madhe! Allahu e shpërbleftë me xhennet!”, ka shkruar ai.

Advertisement

Vdekjen e artistit, e konfirmuan burime të afërta me familjen e tij, derisa raportohet se ai vdiq si pasojë e një arresti kardiak.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 1 =

Previous Post

Vdes këngëtari Shpat Kasapi

Next Post

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Advertisement