Dark Mode Light Mode

Kryetari i Preshevës, mesazh Thaçit: Kush luan me ne nuk i njeh mirë preshevarët

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka thënë se është momenti i fundit që edhe një herë të tematizohet kërkesa e shqiptarëve të Preshevës, të cilët dëshirojnë të bashkohen me Kosovën.

Në emisionin n’SHESH, Arifi ka thënë se kushti i tyre për realizimin e kësaj kërkese është që të mos cenohet integriteti territorial i Kosovës.

“Për serbët në veri të Kosovës bisedohet sikur ata janë i vetmi minoritet në Ballkan, përderisa askush nuk merret me shqiptarët që jetojnë në Preshevë, ka thënë Arifi.

Ai ka thënë gjithashtu se nuk pretendon të fitojë zgjedhje duke luajtur me kufij. “Ai i cili bën lojë me neve për këtë çështje, nuk i njeh mirë preshevarët” ka thënë Arifi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 3 =

Previous Post

Luksi i Hashim Thaçit dhe thjeshtësia e presidentit zviceran, ja pamjet që do t’ju befasojnë!

Next Post

Kryeminstrja serbe Brnabic takon shefin e OKB-së Guterres. Flasin per Kosovën

Advertisement