Dark Mode Light Mode

Kryetari Arifi priti këshilltarin politik të SHBA-së

Kryetari i Komunës së Bujanocit Mr.Nagip Arifin.sot në kabinetin e tij ka pritur këshilltarin politik të ambasadës amerikane në Beograd z.Paul Jukiç, Situata aktuale poltike dhe ajo ekonomike si dhe funksionimi i pushtetit lokal pas dy muajsh në pushtet ishte në epiqendër të diskutimeve mes Jukiç-Arifi..

 

Bujanoc, 21 gusht

Advertisement

Në kete takim pune me kryetarin e komunës së Bujanocit Mr. Nagip Arifi ka njoftuar zyrtarin e ambasadës amerikane. Në takim poashtu është biseduar edhe për projektet e USAID-it vitet e fundit në komunën e Bujanocit. Me këtë rast këshilltari politik i SHBA-ve i ka ofruar mbështetje  mbi zhvillimin e komunës së Bujanocit në  të gjitha sferat. Se a është bërë fjalë për bisedimet dhe përfshirjen eventuale të Luginës së Preshevës  në  bisedimet e Prishtinës dhe Beogradit kryetari i komunës së Bujanocit z.Arifi ka i ka deklaruar agjencisë informative  “Presheva Jonë”  “se kësaj radhe nuk është biseduar me përfaqësuesit amerikan rrethë negociatave mës Prishtinës dhe Begradit, por, një gjë dihet se SHBA-të pavarësisht nga ndërrimi i pushteteve vazhdimisht kanë përkrahur avancimin e proceseve politike dhe zhvillimin e komunës në Bujanoc si në infrastrukturë ashtu edhe përmes kontributeve tjera financiare për aktivitete të larmishme në shozerine e mjedist tone, per cka ne jemi mirenjohes..” M.K.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 − 6 =

Previous Post

Lorik Cana: Të respektohet pesëshja shqiptare e Zvicrës

Next Post

Thaçi: Shtetin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush

Advertisement