Dark Mode Light Mode

Isa Mustafa me telefon fyen dhe kercnon gazetarin Vehbi Kajtazi

suagfaaKryeministri Isa Mustafa, ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi “se do ta paguaj shtrenjtë” publikimin e hulumtimit “Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani”.

Mustafa i ka telefonuar gazetarit Kajtazi në ora 17 e 32 nëpërmjet Viberit.

“Alo, Isa Mustafa jam”, është prezantuar kryeministri. Ti a nuk pate me çka me u marrë a veç me vellain  tem a?”, ka thënë Mustafa.

Advertisement

Gazetari i ka thënë se artikulli është publikuar për shkak se bëhet fjalë për migrimin e vëllait të kryeministrit dhe tregon për gjendjen e keqe në sektorin e shëndetësisë.

“Vëllau jem nuk osht në dorën teme, por në dorën e sëmundjes. Ka kancer në fyt more qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjtë këtë”, ka thënë Mustafa duke e mbyllur telefonin.

Gazetari  ka komunikuar me zëdhënësin Arban Abrashi për t’i kërkuar sqarime rreth këtij rasti. Abrashi ka thënë se ndodhet jashtë vendit. Ai ka shprehur keqardhje dhe ka shtuar se kryeministri nuk po i a hap telefonin.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =

Previous Post

Mediat zvicerane: Eksodi vazhdon. Nga Kosova tash ikin edhe familjaret e kreut të qeverisë

Next Post

Peticion gjithpopullor për dorëheqjen e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

Advertisement