Dark Mode Light Mode

Kryeministri Kurti priti kongresistët amerikanë, diskutime për sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti një delegacion të Kongresit amerikan, të udhëhequr nga kongresistët Mike Turner dhe Donald Norcross, të cilët janë anëtarë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në takimin e mbajtur, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. Kurti theksoi se mbi 1000 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnime të organizuara nga ShBA, përfshirë akademitë prestigjioze ushtarake, si West Point.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu ushtrimet e përbashkëta, duke përmendur pranitë e FSK-së në edicionet e fundit të Defender Europe dhe rolin e Kosovës në stërvitje të rëndësishme, si ajo e Komandës së Divizionit të 28-të të Ushtrisë së ShBA-së në Gjakovë.

Advertisement

Në fushën e mbrojtjes, Kurti përmendi blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane, duke përfshirë sistemet anti-tank Javelin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, që i jep Kosovës statusin e besueshëm.

Takimi gjithashtu trajtoi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në fusha si energjia, teknologjia dhe infrastruktura, përfshirë transportin hekurudhor.

Kurti theksoi se orientimi euro-atlantik i Kosovës mbetet i palëkundur dhe se vendi synon anëtarësimin në NATO dhe BE, si një kontribuues në paqen dhe sigurinë e Evropës.

Në fund, ai shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 7 =

Previous Post

Nuk mund të shfaqen pamjet në ditën kur ndodhi vrasja e Liridona Ademaj, shtyhet seanca për 12 dhjetor

Next Post

Ish-deputeti Shkumbin Demaliaj i bashkohet PDK-së

Advertisement