Dark Mode Light Mode

Kryeministri Berisha ngushëllon Presidentin Obama

 

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ngushëlluar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, për ndarjen nga jeta të politikanit dhe diplomatit të shquar amerikan, ish-Sekretarit të Shtetit Warren Christopher.

Në telegramin e tij, Kryeministri Berisha shkruan: “Me keqardhje të thellë kam mësuar për ndarjen nga jeta te politikanit dhe diplomatit të shquar amerikan por edhe mikut të Shqipërisë e kombit shqiptar, ish-Sekretarit te Shtetit Warren Christopher.

Më lejoni që në këtë çast dhimbjeje në radhë të parë për familjarët e Warren Christopher por edhe për ju, qeverinë tuaj dhe popullin mik amerikan, t’ju shpreh, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e këtij personaliteti e miku të shquar.

Advertisement

Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë mbështetjen e sekretarit Warren Christopher, ndaj reformave demokratike në Shqipëri si edhe kontributin e këtij diplomati amerikan nder më të shquarit qe me urtësinë, mençurinë dhe aftësitë e tij të veçanta luajti një rol të çmuar për paqen dhe stabilitetin ne rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, ndaj edhe i bashkohen hidhërimit tuaj, dhe ndajnë sot me familjen Christopher, me ju dhe me kombin mik e të madh amerikan hidhërimin për humbjen e këtij amerikani e diplomati të madh dhe i bashkohen lutjeve tuaja që shpirti i tij të gjej paqen e amshuar”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + 12 =

Previous Post

Serbia rrezikon vonesa në integrim

Next Post

PD: Rama e shndërroi Tiranën në kryeqytetin më të ndotur të Europës

Advertisement