Dark Mode Light Mode
Së shpejti aplikohet dënimi me burgim të përjetshëm
Kriminelët serbë sulmojnë një grua shqiptare tek ura e Ibrit
Dështimi turistik i Durrësit

Kriminelët serbë sulmojnë një grua shqiptare tek ura e Ibrit

http://www.botasot.info/img/_ura_e_Ibrit.jpegPjesëtarë të grupeve kriminele serbe të vendosur në tendën afër urës kryesore të Ibrit, kanë sulmuar të hënën në mëngjes Bukurije Krasniqin, banore e “Lagjes së Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

Ata kanë hedhur gurë në drejtim të saj, duke e detyruar të ikë në jug të qytetit.

“Isha duke shkuar si zakonisht në punë, kur një person doli nga tenda dhe më gjuajti me gurë në anën tjetër të urës ku isha unë, me ç’rast më goditi në këmbë”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se ashtu e lënduar dhe e frikësuar ka filluar të vrapojë deri në pjesën jugore.

Advertisement

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Qendra Rajonale e KMLDNJ-së në Mitrovicë, e cila ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar nga organet gjegjëse që sa më parë të zbulohen autorët e këtij sulmi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 3 =

Previous Post

Së shpejti aplikohet dënimi me burgim të përjetshëm

Next Post

Dështimi turistik i Durrësit

Advertisement