Dark Mode Light Mode

Kreu i Deçanit: QUINT-it t’i japë përgjigje Qeveria për Manastirin

Disa herë radhazi shtetet e QUINT-it janë duke i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të implementojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për çështjen e pronave të manastirit të Deçanit.

Një komunikatë të tillë e kanë lëshuar edhe sot, duke shënuar kështu herën e katërt që e bëjnë thirrjen e njëjtë brenda mandatit të Qeverisë Kurti.

Lidhur me këtë kërkesë të përsëritur të QUINT-it ka folur kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ramosaj ka thënë se përgjigje për këtë çështje duhet të japë Qeveria e Kosovës.

Advertisement

‘Për këtë Qeveria të japë përgjigje. Për qytetarët e Deçanit dhe për mu personalisht është vendim i padrejtë. Është çështje e Qeverisë’’, ka thënë ai për Periskopin.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 4 =

Previous Post

Memli Krasniqi: Pas fitores ligjore të PDK-së, qytetarët do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike pa rritje

Next Post

Votoni për figurën tuaj të preferuar publike në Kosovë

Advertisement