Dark Mode Light Mode

Krasniqi u bën thirrje studentëve: Merrini paratë, por të dielën ndëshkojeni kryeministrin me votë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e 26 milionë eurove për studentë, duke e cilësuar këtë veprim si përpjekje për blerje votash.

Ai ka ftuar studentët që t’i marrin paratë, por të dielën, në ditën e zgjedhjeve lokale, të ndëshkojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Kryeministri në largim, i cili tashmë ka humbur çdo legjitimitet, duket se po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën. Pas katër vitesh dështimesh në qeverisje dhe degradimi të sistemit arsimor, ai sot vendosi të ndajë 26 milionë euro, nga 100 euro për student, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk është mbështetje e sinqertë për studentët, por përpjekje e hapur për blerje vote. Megjithatë, ky është një tjetër gjykim i gabuar për studentët kosovarë, sepse ata as nuk blihen e as nuk shiten.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Advertisement

“Unë i ftoj studentët që t’i marrin ato mjete, që janë nga taksat e familjeve të tyre, por të dielën ta përdorin votën e tyre për ta ndëshkuar një kryeministër që ka rrezikuar të ardhmen e tyre dhe të shtetit”, ka shtuar ai.

Në mbledhjen e Qeverisë të martën, u ndanë 6 milionë euro në formë të mbështetjes së njëhershme prej 100 eurosh për secilin student.

Ndërkaq, 20 milionë euro u ndanë në formën e bursës së mobilitetit për studentët nga familjet me të ardhura nën mesatare, varësisht nga distanca mes vendbanimit dhe universitetit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 4 =

Previous Post

Uran Ismaili me mbështetje të madhe në Kodrën e Trimave, i fton sonte nga ora 19:00 në “Zenel Hajdini”

Next Post

Petrit Hajdari nga Dobrosheci: Rruga drejt fitores ndërtohet lagje për lagje, qytetar pas qytetari

Advertisement