Dark Mode Light Mode

Krasniqi: Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht VV-në

Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani ka dalë haptas në përkrahje të Albin Kurtit dhe VV-së.

Ai ka treguar se përmes këtyre veprimeve Osmani po mundohet ta sigurojë mandatin e dytë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se përveç VV-së askush tjetër nuk do ta bënte presidente Osmanin.

Advertisement

“Vjosa Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht LVV –në. Pse? LVV e ka bërë presidente dhe askush tjetër nuk do ta bënte presidente në një mandat të dytë. Prandaj vota për LVV është votë për Vjosa Osmanin, bile me shumë gjasë, pa Albin Kurtin kryeministër. Vjosa Osmani mund të jetë “baba” i ri në bllokun e LVV pas këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Krasniqi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − seven =

Previous Post

Ceremonia e përfundimit të akademisë ushatarake, katër kadetë të FSK-së diplomojnë me sukses në Gjermani

Next Post

Mustafa kritikon Osmanin për datën e zgjedhjeve: Votuesit më 28 dhjetor do ta ndëshkojnë ose shpërblejnë vetveten

Advertisement