Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve lokale.
Ai ka bërë me dije se kjo parti më 12 tetor do ta shtojë numrin e komunave që do të fitojë.
Krasniqi ka thënë se PDK-ja do ta fitojë edhe Prishtinën.
“Unë sot ju them më shumë bindje se kandidatët tonë do të mbesin në qeverisje dhe jam shumë i bindur se do ta rrisim numrin e fitoreve në komuna sidomos në disa ku kemi qenë edhe në të kaluarën, në Prishtinë sigurisht ku gara është më interesante dhe për herë të parë do të fitojë kandidati ynë Uran Ismaili”, ka thënë Krasniqi.