Dark Mode Light Mode

Krasniqi kritikon Qeverinë për mungesën e manifestimit zyrtar në 25-vjetorin e sulmeve të NATO-s

“Është për keqardhje që ky jubile kaq i rëndësishëm, që ka përcaktuar të ardhmen e shtetit dhe popullit tonë, e gjen Kosovën pa një manifestim zyrtar institucional. Një tjetër veprim i gabuar i këtij pushteti, që shpërfaq mendësinë shpërfillëse dhe mosmirënjohëse ndaj aleatëve tanë të përhershëm”.

Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Ai thotë se mirënjohja për forcat e NATO-së, të prira nga SHBA-të, është e përhershme dhe e paharruar.

Advertisement

“Sot, Kosova qëndron si një testament i fuqisë së unitetit, guximit dhe qëndrueshmërisë së botës demokratike. Sot, derisa shikojmë përparimin që kemi bërë si vend, sfidat nëpër të cilat kemi kapërcyer dhe ëndrrat që kemi realizuar në ndërtimin e një shteti – ne rikujtojmë miqtë tanë të shtrenjtë që ishin aty për ne në orët tona më të errëta. Megjithatë, nga zemra, duke uruar që shumë shpejtë të jemi edhe ne pjesë e saj, për aleancën e NATO-s kemi vetëm një fjalë: Faleminderit”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ai theksoi se nga 24 marsi i vitit 1999, për 78 ditë me radhë, bombardimet e NATO-s ndalën gjenocidin serb në Kosovë dhe i hapën rrugë fitores përfundimtare, bashkë me burrat dhe gratë e UÇK-së, në realizimin e përpjekjeve të gjata të popullit për liri dhe pavarësi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + twenty =

Previous Post

Pothuajse të gjitha biletat janë shitur, Kosova do të ketë test të vërtet ndaj Hungarisë

Next Post

Rifat Jashari e Ramush Haradinaj dorë për dore, momente gazmore mes tyre në Gllogjan

Advertisement