Dark Mode Light Mode
Kosova ka ekzistuar edhe para LVV-së!
Krasniqi e LDK-së: VV-ja i ka harruar qytetarët e Kosovës, qytetari do t’i ndëshkojë me votë
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqedoni të Veriut

Krasniqi e LDK-së: VV-ja i ka harruar qytetarët e Kosovës, qytetari do t’i ndëshkojë me votë

Rrezarta Krasniqi nga radhët e LDK-së, e cila do të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit me numër 36, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.

Ajo ka theksuar se kjo qeveri, që ende është në detyrë, i ka harruar qytetarët e Kosovës, duke përmendur veçanërisht inflacionin dhe çmimet e larta.

“Kur të shkosh te arka duhet me mendu cilin produkt me e heq”, u shpreh ajo.

Advertisement

Sipas Krasniqit, qytetarët do ta ndëshkojnë Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje (VV) me votë për keqqeverisjen e tyre më 28 dhjetor.

“Qytetarët do ta ndëshkojnë me votë keqqeverisjen e Kurtit dhe VV-së. 28 dhjetori është dita kur do të marrë fund pushteti i këtyre njerëzve që e dëmtuan shtetin e Kosovës,” përfundoi ajo.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 2 =

Previous Post

Kosova ka ekzistuar edhe para LVV-së!

Next Post

Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqedoni të Veriut

Advertisement