Dark Mode Light Mode

Krasniqi dhe Hamza me të rinjtë: Rinia e PDK’së ka qenë gjithmonë djepi i ëndrrave, ideve dhe guximit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur se rinia e kësaj partie është mobilizuar e vendosur dhe me plot energji për fitoren e partisë dhe të kandidatit të tyre për kryeministër, Bedri Hamza.

Krasniqi ka thënë edhe se, rinia e PDK-së ka qenë gjithmonë djepi i ëndrrave, ideve dhe guximit.

Postimi i plotë:

Advertisement

Atmosferë madhështore në mesin e qindra vajzave e djemve të Rinisë Demokratike të Kosovës, të mobilizuar, të vendosur dhe plot energji për fitoren e madhe të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, më 9 shkurt.

Rinia Demokratike e Kosovës ka qenë gjithmonë djepi i ëndrrave, ideve dhe guximit; është shpirti i vizionit tonë transformues dhe besimit se Kosova mundet ma mirë.

Të rinjtë e të rejat e Kosovës janë arkitektët e zhvillimit dhe bartësit e shpresës për të ardhmen që duam të gjithë. Andaj, me ta bashkë do ta bëjmë Kosovën që e duam për të gjithë!

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 + one =

Previous Post

Besian Mustafa: LDK po prin në mërgatë – 25 mijë përkrahës tonë janë regjistruar për të votuar

Next Post

Vdes infermierja e QKUK-së, SHSKUK shpreh ngushëllime: Ishte shembull e humaniste e jashtëzakonshme

Advertisement