Dark Mode Light Mode

KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se procesi i rinumërimit të plotë të të gjitha vendvotimeve, 2,557 sosh, të përmbyllet gjatë javës së ardhshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se përfundimi i këtij procesi do t’i hapte rrugën KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura, në mënyrë që të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. KQZ planifikon që procesi i rinumërimit të të gjitha vendvotimeve të përmbyllet gjatë javës në vazhdim”.

Advertisement

“Pas përfundimit të rinumërimit, KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme. Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + 8 =

Previous Post

Volkswagen po e ndryshon emrin e SUV‑it elektrik ID.4

Next Post

Synimet e SHBA-së ndaj Grenlandës, Andoni: Shqipëria e Kosova do të përkrahin çdo vendim të Washingtonit

Advertisement