Dark Mode Light Mode

KQZ-ja nesër shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se nesër në ora 10:00 do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025. Procesi i rinumërimit të 2,557 vendvotimeve, i filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar.”, ka thënë Elezi.

Advertisement

Aktualisht, kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, partitë ose kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Më pas, hapet rruga për certifikimin e rezultateve.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =

Previous Post

Apple blen start-up-in izraelit Q.AI me vlerë rreth 2 miliardë

Next Post

Lladrovci falënderon mikpritësit në Izrael: Miqtë e ditëve të vështira nuk harrohen

Advertisement