Dark Mode Light Mode

KQZ: Deri në ora 10:00 kanë votuar 2.64 për qind e qytetarëve

Në Kosovë është duke u mbajtur procesi i votimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare. Nga 9 shkurti, atëherë edhe kur ishin mbajtur zgjedhjet e rregullta, asnjëra parti nuk arriti të krijonte shumicën, duke quar vendin në bllokadë për mbi nëntë muaj. Andaj, qytetarët u janë drejtuar edhe njëherë kutive të votimit, për të përcaktuar se kush do ta drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme – derisa kjo është hera e katërt që qytetarët votojnë, duke llogaritur Zgjedhjet Lokale dhe balotazhin. Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur në konferencën për media në ora 08:00, se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.
Tani, ueb faqen e KQZ-së, janë bërë publike shifrat se sa kanë votuar nga ora 07:00 deri në ora 10:00. Sipas Komisionit, dalja e qytetarëve deri në ora 10:00 është 2.64 për qind. Komuna që prin me më së shumti dalje deri në këtë orë është Mitrovica Veriore, me 8.60 për qind.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + 18 =

Previous Post

Hamza pas votimit, i fton qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre

Next Post

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Advertisement