Ish-sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, i janë zbuluar mesazhet me Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale në ShBA.
Jagland ishte i njohur për deklaratat e ashpra dhe shpesh skandaloze ndaj Kosovës.
Në vitin 2004, Jagland kishte deklaruar se mafia kishte marrë nën kontroll një pjesë të madhe të qeverisjes së Kosovës, duke thënë se “Kosova prodhon pak gjëra të tjera përveç krimit”.
“Kur dihet se Afganistani prodhon 75 për qind të opiumit në botë dhe se pjesa më e madhe e tij kalon përmes Kosovës, ka arsye serioze për të dhënë alarmin”, kishte shtuar ai.